Termat dhe kushtet

Këto kushte të përdorimit (“Kushtet”) janë të detyrueshme për të vazhduar më tutje shfrytëzimin e shërbimeve dhe produkteve të TE SHITORJA. Nëse përdoruesi nuk pajtohet me këto kushtet, ai ose ajo nuk duhet të përdor ueb faqen. Kushtet e përdorimit janë një kontratë ndërmjet TE SHITORJA dhe përdoruesit. Këto kushte të përdorimit përcaktojnë të drejtat e përdoruesit, të cilët duhet t’i lexojnë ato me kujdes.Ju faleminderit që keni zgjedhë të përdorni shërbimet dhe produktet e TE SHITORJA!



Pjesa hyrëse

Për të gjithë përdoruesit e interesuar, TE SHITORJA ofron platformën e avancuar online, e cila përmban një gamë të gjerë të produkteve të cilat ofrohen nga kompani të ndryshme botërore. Platforma gjithashtu ju ofron të dhëna të plota për produktet e ofruara, vlerësime të produkteve, fotografi dhe detaje tjera të rëndësishme që kanë për qëllim t’i ofrojnë konsumatorëve të TE SHITORJA një pasqyrë të plotë të produkteve për të cilat janë të interesuar.

Përdoruesit do të kenë mundësi që të gjitha produktet e ofruara t’i blejnë online ndërsa  dërgesa e tyre  në adresen  e deponuar, do të bëhet sipas kushteve të përcaktuara.

Këto kushte përcaktojnë edhe rregullat mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.

Përdorimi i faqes TE SHITORJA nënkupton pranim të plotë të kushteve të cilat janë aplikuar në tërë përmbajtjen e kësaj faqe.

Ju si përdorues e pranoni që keni lexuar, kuptuar dhe pranuar “Kushtet e përdorimit” dhese  jeni dakord me detyrimet e përcaktuara në këto kushte.



Të drejtat intelektuale

Tërë përmbajtja e uebfaqes,  është në pronësi të TE SHITORJA dhe trajtohet në bazë të dispozitave përkatëse të ligjit të Kosovës për të drejtën e autorit, markën tregtare dhe patentën, në lidhje me pronësinë intelektuale dhe industriale.

Nuk është e lejuar në asnjë mënyrë, modifikimi publikimi, transmetimi, transferimi, riprodhimi, shpërndarja, prezantimi, ose çdo përdorim i përmbajtjes në tërësi ose i pjesëve të faqës së internetit për qëllime tregtare apo të tjera, pa parapëlqimin me shkrim nga TE SHITORJA.



Përdoruesit

Platforma nga TE SHITORJA do të përdoret për qëllime të ligjshme. Përdoruesit e internetit duhet të jenë në përputhje me rregullat dhe dispozitat e legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe të Bashkimit Evropian dhe me legjislacionin që rregullon telekomunikacionet. Nga përdoruesit presim që  të përmbahen nga çdo sjellje e paligjshme dhe abuzive/papërshtatshme që mund të ketë pasoja negative për vizitorët/përdoruesit e tjerë dhe që njëkohësisht mund të shkaktojë dëmtime apo prishje  të cilat mund të ndikojnë në mbarvajtjen e shërbimeve të TE SHITORJA.

Në rast se TE SHITORJA përfshihet në ndonjë çështje gjyqësore, ose i kërkohet të paguajë ndonjë lloj kompensimi si pasojë e një shkeljeje nga ana e përdoruesve të detyrimeve të tyre, përdoruesi do të kompensojnë TE SHITORJA në përputhje me rrethanat.



Siguria e Faqes

TE SHITORJA do t’i ndërmarr  të gjitha masat e sigurisë  për ta mbrojtur faqen e internetit dhe platformën kundër viruseve dhe programeve  tjera me qëllim të keq duke përdorur sisteme të sigurisë për të kontrolluar qasjen në faqet e saj të internetit, si dhe për të parandaluar sulme dhe çdo veprim tjetër të paautorizuar.  Megjithate, TE SHITORJA ,  nuk garanton se përmbajtja e internetit do të jetë e lirë nga viruset, gabimet dhe komponentet tjera të dëmshme dhe për rrjedhojë në asnjë rast nuk do të jenë përgjegjës për dëmet e shkaktuara në softuerë, për dëmet në të dhëna si dhe për çdo dëm tjetër i cili mund t’i  shkaktohet përdoruesit, për një nga shkaqet e mësipërme.



Të dhënat Personale

  • TE SHITORJA do të sigurohet që të gjitha të dhënat personale të grumbulluara nga vizitorët dhe përdoruesit të trajtohen në përputhje me Ligjin Nr. 03/l-172 për mbrojtjen e të dhënave personale.
  • Në rastet kur TE SHITORJA dyshon në vërtetësinë e personit dhe porosisë, mund t’i kërkoj përdoruesit dokument identifikimi personal, të cilin do ta fshij nga baza e të dhënave në momentin që arrihet qëllimi i kryerjes së porosisë nga përdoruesi. TE SHITORJA nuk do t’ia transferoj të dhënat personale palëve të treta.




Cookies

Cookies janë skedarë të vegjël që ruhen në kompjuterin e një përdoruesi. Ato janë të dizajnuara për të mbajtur një sasi modeste të të dhënave specifike për një klient dhe faqe interneti të veçantë dhe mund të qasen nga serveri i internetit ose kompjuteri i klientit. Kjo lejon që serveri të dorëzojë një faqe të përshtatur për një përdorues të caktuar, ose vetë faqja mund të përmbajë një skript që është i vetëdijshëm për të dhënat në cookie dhe kështu është në gjendje të bartë informacion nga vizita një faqe në faqen tjetër të internetit.



A janë të lejuara cookies në shfletuesin tim?

  • Për të kontrolluar nëse shfletuesi juaj është konfiguruar për të lejuar cookies, vizitoni kontrolluesin e cookie-s.
  • Për informacione se si të aktivizoni ose çaktivizoni cookies, shihni “Aktivizimi i cookies”.
  • Për informacione se si të fshini dhe të pastroni cookies, shihni “Fshirja e cookies”.




Kontakti

Na kontaktoni direkt nëpërmjet postës elektronike kontakt@teshitorja.com. Ju mund të ndryshoni dhe modifikoni preferencat tuaja të komunikimit duke u kyçur në llogarinë tuaj.

Nëse nuk dëshironi të pranoni njoftime të tilla, ju keni mundësinë që të çregjistroheni duke klikuar në linkun “çregjistrohu”.



Hyrja në fuqi e Kushteve

  • Kontrata do të konsiderohet e plotfuqishme në momentin e regjistrimit të përdoruesit në platformë dhe pranimit të kushteve të kësaj kontrate;
  • Kushtet mbesin në fuqi për aq kohë sa përdoruesi mbetet i regjistruar si përdorues i TE SHITORJA, respektivisht deri në çregjistrimin e tij.




Kushtet  në blerje të produkteve

Produkte të ofruara nga TE SHITORJA për shitje janë produktet të cilat janë vendosur në platformë dhe janë në dispozicion sipas specifikave të vendosura në platfomë. Për qëllime të shitjes, respektivisht blerjes së produkteve, Përdoruesi do t’i referohemi si Konsumatori.

Produktet liferohen nga TE SHITORJA te konsumatori sipas disponueshmërisë së produkteve të përcaktuara në uebfaqe.

Produkti nuk duhet të ketë asnjë të metë fizike ose juridike dhe i njëjti duhet të jetë i gatshëm për shitje te konsumatori. Pas pranimit fizik të produktit nga Konsumatori, nëse i njejti sheh se produkti përmbanë të meta, duhet që brenda një dite pune (24 orë) të organizoj kthimin e produktit të TE SHITORJA për t’a zëvendësuar me produkt pa të meta. Produktet nuk mund të kthehen në TE SHITORJA nga Konsumatori për faktin se konsumatorit nuk i pëlqen produkti i blerë, pa pasur produkti ndonjë defekt.

Si rregull, produkti do t’i liferohet Konsumatorit nga TE SHITORJA.

  • Pagesa bëhet tek TE SHITORJA; ose
  • Pagesa bëhet me para në dorë tek sherbimi postar gjatë pranimit të produktit. 


    Në rastet kur shfaqen gabime teknike apo njerëzore në vendosje të përshkrimit të produktit në platformë, specifikacioneve apo çmimeve, konsumatori pajtohet që ajo porosi të anulohet dhe të mos ketë ndonjë detyrim shtesë të palëve ndaj njëra tjetrës sa i përket atij produkti, respektivisht asaj porosie.



    Çmimi dhe faturimet e produktit

    • Çmimi i produkteve do të jetë pagesa për blerjen e produktit nga Konsumatori te TE SHITORJA, e cila përfshinë tatimet.
    • Faturimin e të gjitha produkteve të shitura nëpërmjet platformës do ta bëjë TE SHITORJA, për pagesë nga Konsumatori.
    • Fatura duhet të përmbajë të gjitha të dhënat e kërkuara sipas ligjeve në fuqi. Për mallrat e dërguara, zbatohen Udhëzimet Administrative të nxjerra nga Ministria e Financave, për Administratën Tatimore të Kosovës.




    Mbrojtja e konsumatorëve

    TE SHITORJA është përgjegjës të zbatoj në tërësi dispozitat e Ligjit Nr. 04/L-121 për Mbrojtjen e Konsumatorit.

    TE SHITORJA do të bëjë përpjekje maksimale të sigurohet që fotografitë e produktit, përshkrimi i produktit dhe të gjitha të dhënat tjera në lidhje me produktin të pasqyrojnë të vërtetën, origjinalitetin dhe paraqitjen më të qartë të mundshme të produktit, me qëllim që konsumatori të jetë plotësisht i informuar mbi produktin e ekspozuar në platformë.

    Konsumatorët obligohen që çfarëdo pretendimi në lidhje me produktin t’a dorëzojnë te "TE SHITORJA" brenda 24 orëve prej momentit të pranimit të produktit.



    Ndërprerja e shërbimeve nga TE SHITORJA

    • Nëse konsumatori ka përdorur politika mashtuese, TE SHITORJA do të ndërprejë shërbimet e platformës dhe të çregjistroj përdoruesin, pa dhënë ndonjë arsye, me kushtin e vetëm që TE SHITORJA të mos ketë ndonjë detyrim të pakryer ndaj Përdoruesit. Nëse TE SHITORJA ka detyrim të pakryer ndaj Përdoruesi, TE SHITORJA do ta kryej detyrimin pasi ta çregjistroj përdoruesin nga Platforma ose pas ndërprerjes së shërbimeve të platformës.
    Cilësi e garantuar
    Përkrahje online
    Pagesa të sigurta
    Posta falas