Politika e privatsisë
Kur ju përdorni shërbimet tona ju ndani disa informata me ne. Ne përgjigje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që hyn në fuqi në Bashkimin Evropian më 25 Maj 2018, ne kemi fillluar të përditësojme Kushtet e Shërbimit dhe Politika e Privatësisë. Megjithëse kjo rregullore kërkon zbatim vetëm për qytetarët në Bashkimin Evropian, ne kemi filluar t’i aplikojmë këto përditësime në nivel global duke përfshirë Kosovën.
Këto politika janë në përputhje me Ligjin e aplikueshëm.
Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj. Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikat e privatësisë ju lutem mos hezitoni të na kontakt@teshitorja.com.
Definimi i termeve
Në kuadër të kësaj Politike të Privatësisë termi “TE SHITORJA” apo termi “Ne” nënkupton TE SHITORJA™.
Aty ku përdoret termi “JU” apo “JUVE” varësisht nga konteksti që përdoret nënkupton por pa u limituar: perdoruesit, blerësit, kontraktuesit dhe konsumatorët.
Kjo politikë aplikohet për çdo produkt që është lansuar nga TE SHITORJA.
Duke përdorur apo shfrytëzuar shërbimet tona dhe/apo duke u regjistruar për të krijuar një llogari të re, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë, njëherit autorizoni TE SHITORJA që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politikë të Privatësisë dhe ligjet në fuqi. Nëse ju nuk na jepni apo siguroni informacionin që kërkojmë, ne mund të mos jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha shërbimet tona për ju.
Ndryshimet e Politikës së Privatësisë
Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në ueb faqen tonë.
Për më tepër nëse plotësim-ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.
Për çdo ndryshim, ju do të njoftoheni në platfomat online si p.sh: Email, Facebook, Instagram.
Mbledhja e të Dhënave Personale
Ne mund t’i mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale kur ju:
- Regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne;
- Përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj ;
- Rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë.
Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë si vijon:
- Informatat identifikuese siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, fjalëkalimi apo e-mail adresa, kur ju regjistroni për një llogari me ne.
- Informacionet e adresës së dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt apo shërbim.
- Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, përvoja, edukimi dhe preferencat tuaja.
- Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim indentifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.
Të dhënat duke përdorur “cookies”
Cookie është një skedë standarde që vendoset në kompjuterin apo pajisjen tuaj. Ne mund të perdorim cookies apo teknologjitë e ngjajshme për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni, linqet që ju klikoni, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në shërbimet tona, brenda reklamave tona apo përmbajtjes së emailit, në menyre që të ofrojmë shërbime sa më relevante. Edhe pse shumica e shfletuesve të internetit i pranojnë automatikisht cookies, ato gjithashtu ofrojnë mundësi të pranimit, lajmërimit apo refuzimit të tyre në momentin që tentohet vendosja e tyre në kompjuter apo pajisje. Gjithsesi një pjesë e shërbimeve tona mund të mos funksionoj si duhet nëse ju i refuzoni cookies. Kur shfletuesi i juaj i internetit e lejon vendosjen e cookies, ne i përdorim cookies për mirëmbajtje të sesionit në mënyrë që të kuptojmë më mirë se si ndërveproni me shërbimet tona, si: ofrimin e sigurisë së llogarisë, personalizimin e përmbajtjes që iu shfaqim, përfshirë reklamat, apo ruajtjen e preferencave tuaja.
- Për t’ju kontaktuar në lidhje me llogarinë tuaj, si p.sh. dërgimi i emailit për ta vërtetuar llogarinë me email apo SMS, apo për t’uau përgjigjur kur ju na kontaktoni neve.
- Për personalizimin e reklamave dhe komunikimeve tona për qëllime marketingu;
- Për t’i parandaluar, zbuluar, zvogëluar, dhe hetuar aktivitet mashtruese dhe ilegale;
- Si dhe që teknikisht të kemi mundësi t‘ju shërbejmë, për testime të algoritmeve, për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të hfaqur reklama sa me relevante.
Ruajtja e të dhënat e mbledhura
Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e sherbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi.
Informatat te cilat i ndajmë
Ne nuk i shesim të dhënat e juaja. Ne i përdorim të dhënat e juaja për të ju shërbyer më mirë, si dhe për t’i shfaqur reklamat që ne mendojmë se do t‘ju pëlqejnë.
Ligji dhe interesi publik
Duke mos ju përmbajtur asgjëje që është në të kundërt të kësaj politike të privatësisë apo kontrolleve të cilat ne ndryshe mund t’iu ofrojmë, ne ruajmë, përdorim, apo shpalosim te dhënat e juaja personale nëse besojmë se janë arsyeshmerisht të domosdoshme për të qenë në përputhje me ligjin, procese rregullative, apo kërkesa qeveritare; per te mbrojtur sigurinë e cilit do person, per te mbrojtuj sigurinë dhe integritetin e platformës tone, përfshi ndihmën qe te parandalojmë spam, abuzim, apo veprime te pa lejuara ne shërbime tona, apo per te shpjeguar pse i kemi larguar përmbajtjet e llogarive prej shërbimeve tona; per te adresuar mashtrim, qeshtje te sigurisë apo qeshtje teknike; apo per te mbrojtur te drejtat tona apo pronën e atyre qe përdorin shërbimet tona. Gjithsesi, asgje ne kete politike te privatësisë nuk ka per qellim te ju kufizoje juve per mbrojtje ligjore apo kundërshtim qe ju mund te keni ndaj palëve te treta, përfshi kërkesat e qeverive per shpalosje te te dhënave personale.
Kontrollimi i të dhënat të cilat i keni ndare me ne
Ju i kontrolloni te dhënat qe i ndani me ne. Ne cdo kohe ju keni mundësi te vizitoni TE SHITORJA ku do ti keni ne dispozicion te gjitha te dhënat e juaja personale, mundësitë per t’i kufizuar, fshire apo korrigjuar te dhënat, pëlqimin e dhene, apo hequr pëlqimet paraprake apo deaktivizuar llogarinë e juaj.
Siguria
Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike, fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes e-mailit kontakt@teshitorja.com.